Ky është moti për javën e parë të shtatorit në Maqedoninë Veriore

Ky është moti për javën e parë të shtatorit në Maqedoninë Veriore

Ditët e para të shtatorit në Maqedoninë e Veriut do të jenë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare, të shoqëruara me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe vetëtimave të rralla.

Temperaturat për ditën e sotme parashihet të lëvizin nga 24 deri në 32 °C. Ndërsa të martën temperaturat do të sillen prej 25 deri në 32 °C. Mëngjesi i së mërkurës do të jetë me reshje shiu, ku temperaturat pritet të lëvizin prej 23 deri në 22 °C. /Motilokal.com