Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale për derivatet e naftës, sipas vendimit të 5 prillit 2026.
Për 6 prill, çmimet kanë mbetur të njëjta si një ditë më parë, ndërsa për 7 prill janë vendosur kufij të rinj për produktet kryesore.
Dizeli lejohet të shitet deri në 1.88 euro për litër, benzina deri në 1.46 euro për litër dhe gazi deri në 0.74 euro për litër.
Ministria u ka kërkuar operatorëve që ta respektojnë këtë vendim, për të mbajtur tregun stabil dhe për të mbrojtur konsumatorët. Çdo shkelje do të ndëshkohet sipas ligjit në fuqi.
/Motilokal.com
