Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se në vendin tonë janë evidentuar rreth 140 fole të lejlekut të bardhë (Ciconia ciconia), ndërsa numri i tyre po shënon rritje nga viti në vit.
Sipas saj, kjo është një shenjë pozitive për biodiversitetin në Kosovë dhe tregon përmirësim të kushteve natyrore për këtë specie të mbrojtur.
Pacolli theksoi se ruajtja e këtyre foleve është përgjegjësi e përbashkët, duke i cilësuar ato si një pasuri të rëndësishme natyrore të vendit.
Ajo u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve që të kontribuojnë në mbrojtjen e habitateve dhe në ruajtjen e lejlekut të bardhë, i cili konsiderohet një simbol i natyrës së shëndetshme.
/Motilokal.com


