Këto janë pesë momentet më domethënëse të fluturimit pas anës së errët të Hënës

Këto janë pesë momentet më domethënëse të fluturimit pas anës së errët të Hënës

"Shihemi në anën tjetër", tha astronauti Victor Glover, pak minuta para se Artemis II të humbiste kontaktin me Tokën, duke fluturuar më larg planetit të saj sesa njerëzimi ka qenë ndonjëherë më parë.

Profesori i astronomisë Derek Buzasi e përshkroi periudhën e izolimit të astronautëve si "emocionuese, në një mënyrë paksa të tmerrshme", duke kujtuar se si e njëjta gjë ndodhi gjatë misioneve Apollo në vitet 1960 dhe 1970, kur "të gjithë po mbanim frymën pak".

Kjo shkëputje ishte një moment kyç gjatë fluturimit gjashtëorësh hënor në ditën e gjashtë të misionit Artemis, i cili ringjalli interesin global në eksplorimin e hapësirës.

Gjatë fluturimit, astronautët kapën skena të anës së largët të Hënës, skena që ishin shumë të errëta ose shumë sfiduese për astronautët e Apollos për t'i kapur më shumë se 50 vjet më parë.

"Më mahnit ajo që tani mund të shihet me sy të lirë nga Hëna. Është thjesht e pabesueshme", tha astronauti kanadez Jeremy Hansen.

Më poshtë po paraqesim pesë momentet më domethënëse të fluturimit.

  • Astronauti kanadez Jeremy Hensen e ka sfiduar brezin e ardhshëm të shkojë më larg në hapësirë, pasi Artemis II theu një rekord 56-vjeçar për largësinë më të madhe që njerëzit kanë udhëtuar nga Toka.

Katër astronautë udhëtuan 406,778 kilometra deri në anën tjetër të hënës, duke thyer rekordin e mëparshëm me 6,606 kilometra.

  • Për më shumë se gjashtë orë, ekuipazhi bëri fotografi të sipërfaqes hënore, e cila deri më tani ishte parë vetëm në fotografitë e bëra nga robotët.

Piloti Victor Glover i përshkroi disa maja si aq të bardha sa dukeshin sikur të ishin të mbuluara me borë.

  • Ndërsa kapsula kalonte anën e errët të Hënës, filloi një ndërprerje komunikimi prej 40 minutash. Pasi komunikimi u rivendos, fjalët e para të astronautes Christine Koch ishin: "Ne gjithmonë do të zgjedhim Tokën, ne gjithmonë do të zgjedhim njëri-tjetrin".
  • Ekuipazhi e filloi ditën e tyre të veçantë me një mesazh me zërin e Jim Lovell, komandantit të Apollo 13, i cili e regjistroi mesazhin dy muaj para vdekjes së tij gushtin e kaluar.

“Kjo është një ditë historike dhe e di sa i zënë do të jeni, por mos harroni të shijoni pamjen”, tha ai në mesazh.

  • Astronautët kërkuan leje për të emëruar një nga krateret hënore "Caroll" në kujtim të gruas së komandantit Reid Wiseman, e cila vdiq nga kanceri në vitin 2020.

"Ka një pikë të ndritshme në hënë. Do të donim ta quanim Caroll", tha Jeremy Hansen.

Wiseman qau ndërsa astronauti kanadez (Hansen) i dërgoi një kërkesë kontrollit të fluturimit, dhe më pas të katër astronautët përqafuan njëri-tjetrin duke qarë.

/Motilokal.com