Një ekspert udhëtimesh ka renditur katër destinacione të nxehta dhe me çmime të arsyeshme për pushime në muajin maj, një periudhë ideale për të shmangur sezonin e shtrenjtë të verës.
Sipas një artikulli të publikuar nga e përditshmja britanike The Mirror, gazetarja Jess Flaherty sjell rekomandimet e ekspertit të udhëtimeve Rob On The Beach, i cili ka përzgjedhur katër destinacione që, sipas tij, ia vlen të rezervohen për pushime pranverore: Shqipëria, Dalamani, Qiproja dhe Malta.
Me dy festa zyrtare në maj, shumë britanikë kërkojnë të shfrytëzojnë një fundjavë të gjatë për të udhëtuar drejt destinacioneve me diell, diçka që nuk është gjithmonë e garantuar në Britania e Madhe.
Eksperti thekson se maji është një nga muajt më të mirë për të udhëtuar, pasi kombinon mot të ngrohtë me çmime më të ulëta dhe më pak turistë. Ai shton se përzgjedhjet janë bërë duke analizuar temperaturat dhe ofertat aktuale në treg.
Në krye të listës ai vendos Shqipëria, të cilën e përshkruan si një destinacion që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje. Sipas tij, vendi ofron një bregdet që i ngjan shumë Greqisë, por me çmime dukshëm më të ulëta.
Ai veçon gjithashtu historinë dhe kulturën e pasur, kështjellat, vendet arkeologjike dhe natyrën, që e bëjnë Shqipërinë një zgjedhje të plotë për pushime.
Në muajin maj, temperaturat lëvizin rreth 20°C, me mot të qëndrueshëm dhe pa fluks të madh turistësh.
Si shembull konkret, eksperti përmend një ofertë për katër netë në Hotel Vola, me mëngjes të përfshirë dhe fluturime direkte nga Londra, me çmim rreth 200 euro (175 paund) për person.
Në fund, ai këshillon që Shqipëria të vizitohet sa më shpejt, përpara se të kthehet në një destinacion masiv dhe të humbasë avantazhin e çmimeve të ulëta dhe qetësisë.
/Motilokal.com


