Çmimi i naftës ka shënuar një rënie të lehtë për 24 orët e ardhshme në vend. Ministria e Tregtisë ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar për shitjen e dizelit është ulur për 2 centë, duke arritur në 1.89 euro për litër.
Ndërkohë, çmimet e derivateve të tjera mbeten të pandryshuara. Benzina do të vazhdojë të shitet me 1.47 euro për litër, ndërsa gazi me 82 centë për litër.
Këto çmime vlejnë për periudhën e ardhshme 24-orëshe.
/Motilokal.com
