Pamje të rralla, rrëqebulli i Ballkanit shfaqet sërish në Shqipëri

Pamje të rralla, rrëqebulli i Ballkanit shfaqet sërish në Shqipëri

Rrëqebulli i Ballkanit është regjistruar sërish në territorin e Parkut Kombëtar të Shebenikut, duke forcuar dëshmitë për praninë e kësaj specieje të rrallë në Shqipëri.

Sipas Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, dokumentimi është realizuar përmes kamerave kurth të vendosura në terren, si dhe nga gjurmët e identifikuara dhe monitorimi i vazhdueshëm nga specialistët. Pamjet e siguruara tregojnë qartë praninë e rrëqebullit në habitatin e tij natyror brenda parkut.


Ky zhvillim konsiderohet i rëndësishëm për ruajtjen e biodiversitetit, pasi konfirmon se zona vazhdon të ofrojë kushte të përshtatshme për mbijetesën e kësaj specieje të rrezikuar.

Rrëqebulli i Ballkanit, i njohur shkencërisht si Lynx lynx balcanicus, mbetet një nga gjitarët më të rrallë në Evropë, me një popullatë shumë të kufizuar që shtrihet kryesisht në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

/Motilokal.com