Një aksident i pazakontë është shënuar gjatë natës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Vermicë-Prizren.
Dy vetura janë përplasur me një ari që kishte dalë në rrugë, duke e bërë të pamundur shmangien. Si pasojë e goditjes së fortë, ariu ka ngordhur në vend.
Përveç humbjes së kafshës, aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dy automjetet. Në vendngjarje ka ndërhyrë policia, e cila ka trajtuar rastin dhe ka nisur procedurat përkatëse.
/Motilokal.com
