Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi ka reaguar pas një rasti problematik në qendër të Prishtina, ku kontejnerët e mbeturinave janë bllokuar nga hedhja e dyshekëve dhe mbetjeve të tjera të mëdha.
Sipas kompanisë, në vendngjarje janë parë dyshekë të hedhur që pengojnë qasjen në kontejnerë, ndërsa thasët e mbeturinave janë lënë jashtë tyre, duke krijuar ndotje dhe vështirësi në menaxhimin e mbeturinave.
“Pastrimi” u bën thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbetje të tilla në kontejnerë të zakonshëm, por t’i dërgojnë në lokacionin e caktuar për këtë qëllim.
Pika e dedikuar për hedhjen e mbeturinave të mëdha gjendet këtu: https://maps.google.com/?q=42.6486762,21.2107925
Kompania apelon për më shumë përgjegjësi qytetare, duke theksuar se respektimi i rregullave ndihmon në mbajtjen e qytetit më të pastër dhe funksional.
/Motilokal.com
