Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i Ministrisë ka konstatuar shkelje të qarta ligjore nga ana e Komuna e Prishtinës, lidhur me menaxhimin e deponisë së mbetjeve inerte dhe të vëllimshme në zonën e Matiçan.
Sipas aktvendimit të nxjerrë, Komuna obligohet që brenda 15 ditësh të nisë procedurat ligjore për pajisje me pëlqim ujor. Në rast të mosveprimit apo neglizhencës brenda këtij afati, do të ndërmerren masa të menjëhershme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Ministrja Pacolli theksoi se mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave mbetet prioritet i padiskutueshëm institucional. Ajo shtoi se ligji zbatohet njësoj për të gjithë, përfshirë edhe institucionet komunale.
/Motilokal.com
