Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime të herëpashershme dhe vranësira që në disa momente mund të bëhen më të dendura. Gjatë mesditës dhe pasdites priten reshje të lehta shiu, kryesisht në zonat malore të perëndimit dhe në veri-lindje të vendit. Më vonë, pas orëve të pasdites, reshjet do të ndalen dhe në pjesën më të madhe të territorit moti do të stabilizohet.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16°C deri në 23°C.
/Motilokal.com
