Ç’surpriza ka përgatitur moti këtë të martë në Shqipëri?

Ç’surpriza ka përgatitur moti këtë të martë në Shqipëri?

Moti në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura gjatë ditës. Në orët e mëngjesit, reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët pritet të shfaqen fillimisht në veri dhe në pjesën qendrore të vendit. Gjatë ditës, reshjet do të përhapen gradualisht në të gjithë territorin, duke mbetur kryesisht me intensitet të ulët. Në veriperëndim dhe perëndim, sidomos në orët e mesditës dhe pasdites, reshjet mund të shtohen dhe të arrijnë deri në intensitet mesatar, me mundësi për shtrëngata shiu, shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Në zonat malore dhe në Alpe parashikohen reshje bore me intensitet të dobët.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15°C deri në 20°C.

/Motilokal.com