Ngordhin peshqit në lumin Dri nga kontaminim i ujit

Ngordhin peshqit në lumin Dri nga kontaminim i ujit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK), ka apeluar qytetarët të ruajnë mjedisin sepse ndotja e mjedisit që po shkaktohen përditë po sjellin dëme të mëdha në jetët tona, infrastrukturë dhe mjedis.

IKSHPK përmes një njoftimi ka treguar se në Lumin Dri afër fshatit Muradem deri në Dobrushtë janë gjetur sasi e madhe e peshkut të ngordhur.

“Sipas peshkatarëve, ngordhja e peshqve ka ndodhur për shkak të kontaminimit të ujit të lumenjve të kësaj ane, nga hedhja e mbeturinave të kompanive të ndryshme, që veprojnë në komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetësisë.

Qytetarë ruajeni mjedisin kudo që jetoni dhe veproni!/Motilokal.com