Dita e hënë në Shqipëri pritet të nisë me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të shfaqen vranësira të lehta deri mesatare, më të theksuara në zonat malore të lindjes dhe juglindjes.
Në jug të vendit mund të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa në lindje dhe juglindje nuk përjashtohen shtrëngata të shkurtra dhe të izoluara gjatë mesditës dhe pasdites. Më vonë gjatë pasdites, kushtet atmosferike pritet të përmirësohen gradualisht dhe reshjet të ndërpriten.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16°C deri në 24°C.
/Motilokal.com
