Moti të hënën në Maqedoni do të mbajë me diell e vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Pasdite, në rajonet ekstreme jugperëndimore, do të ketë kushte për shira të dobët dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 12°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 21°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
