Njihuni me parashikimin e motit për këtë të mërkurë në Kosovë

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të mërkurë në Kosovë

Dita e mërkurë në Kosovë parashihet me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në disa zona pritet të ketë riga të dobëta shiu, ndërsa lokalisht mund të paraqiten edhe bubullima dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 13°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 20°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com