Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka bërë të ditur se rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) është dokumentuar sërish në territorin e Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, këtë herë në një tjetër vendndodhje brenda parkut.
Sipas njoftimit zyrtar, prania e kësaj specieje të rrallë dhe të rrezikuar është konfirmuar falë përdorimit të kamerave kurth, gjurmimit në terren dhe monitorimit të vazhdueshëm nga specialistët e zonave të mbrojtura.
Imazhet e siguruara përbëjnë një dëshmi të rëndësishme për mbijetesën e rrëqebullit në habitatet natyrore të parkut, duke theksuar edhe një herë rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit dhe forcimit të masave mbrojtëse në këto zona.
Autoritetet theksojnë se monitorimi i vazhdueshëm do të mbetet prioritet, me qëllim garantimin e kushteve të favorshme për këtë specie simbol të faunës së Ballkanit.
/Motilokal.com
