Shqipëria të shtunën pritet të ketë mot kryesisht të kthjellët, me vranësira të herëpashershme që në mesditë dhe pasdite do të bëhen më të dukshme, sidomos në zonat malore. Pasdite vonë dhe në mbrëmje, kthjellimet do të shtrihen në të gjithë territorin.
Në orët e mesditës dhe pasdites, në zonat malore mund të ketë reshje të dobëta shiu, të karakterit lokal.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11°C deri në 19°C.
/Motilokal.com
