Për të qëndruar në plazhet publike në Lezhë, pushuesit këtë sezon do të duhet të paguajnë 300 lekë (rreth 3 euro) për çadra dhe shezlongë.
Ndërkohë, këshilli bashkiak ka miratuar me shumicë votash vendimin për vendosjen e tarifave të diferencuara sipas zonës dhe nivelit të shërbimit, ku në plazhet private çmimet arrijnë deri në 2000 lekë (rreth 20 euro).
Sipas kryetarit të bashkisë, Pjerin Ndreu, unifikimi i tarifave synon të shmangë abuzimet e konstatuara në sezonet e mëparshme dhe të vendosë rregulla të qarta edhe për strukturat hoteliere që operojnë përgjatë vijës bregdetare.
Nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës në këshill i kanë cilësuar tarifat të larta, duke argumentuar se ato mund të rëndojnë mbi buxhetin e pushuesve.
Pavarësisht debatit, autoritetet lokale bëjnë me dije se 30% e hapësirës përgjatë vijës bregdetare të Shëngjin dhe Tale do të mbetet pa pagesë, duke garantuar qasje për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata me mundësi më të kufizuara ekonomike.
/Motilokal.com
