Ministri Muja shtrëngon kontrollin në tregun e qumështit

Ministri Muja shtrëngon kontrollin në tregun e qumështit

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka marrë vendim për forcimin e sigurisë ushqimore në sektorin e qumështit në Republika e Kosovës, duke vendosur sistem të detyrueshëm të raportimit digjital për të gjithë operatorët e këtij sektori.

Vendimi, i bazuar në Ligjin për Ushqim dhe kompetencat për garantimin e sigurisë ushqimore, synon rritjen e transparencës dhe gjurmueshmërisë në treg. Sipas njoftimit, qumështoret, pikat grumbulluese, përpunuesit dhe importuesit do të obligohen të raportojnë në mënyrë digjitale të dhëna mbi grumbullimin, prodhimin, stoqet, importet, si dhe përdorimin e qumështit pluhur dhe yndyrave bimore në produktet ushqimore.

Përmes këtij sistemi, pritet të forcohet bashkëpunimi institucional ndërmjet MBPZHR-së, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Doganës dhe institucioneve të tjera relevante.

Sipas ministrit Muja, ky vendim përbën një hap të rëndësishëm në mbrojtje të konsumatorëve dhe fermerëve vendorë, si dhe në zhvillimin e një tregu më transparent, më të drejtë dhe më të kontrolluar në sektorin e qumështit.

/Motilokal.com