Kosova bëhet anëtare e Këshillit Botëror të Ujërave

Kosova bëhet anëtare e Këshillit Botëror të Ujërave

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se Republika e Kosovës është bërë anëtare e Këshilli Botëror i Ujërave, një organizatë prestigjioze ndërkombëtare që bashkon mbi 260 anëtarë nga 52 shtete dhe gëzon status të lartë pranë institucioneve të OKB, përfshirë UNESCO.

Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Ujit në Stamboll, ministrja Fitore Pacolli zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit, Loïc Fauchon, ku u zyrtarizua rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

Gjatë takimit, ministrja Pacolli pranoi ftesën për anëtarësim dhe për pjesëmarrje në konferencat kryesore globale të ujit, duke theksuar se ky hap siguron që zëri i Kosovës të jetë i pranishëm në vendimmarrjet ndërkombëtare për çështjet mjedisore. Në të njëjtën kohë, Presidenti Fauchon pranoi ftesën për të vizituar Republikën e Kosovës në kuadër të ceremonisë së anëtarësimit.

Ky zhvillim vjen si rezultat i reformave të ndërmarra në mbrojtjen dhe menaxhimin e resurseve ujore, të cilat po marrin vlerësim në arenën ndërkombëtare. Përmes këtij anëtarësimi, Kosova po rreshtohet përkrah partnerëve globalë në adresimin e sfidave mjedisore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ujit.

/Motilokal.com