Gjiganti i qiellit zbret në Prishtinë: Antonov An-124 ‘Ruslan’ në pistën e ‘Adem Jasharit

Gjiganti i qiellit zbret në Prishtinë: Antonov An-124 ‘Ruslan’ në pistën e ‘Adem Jasharit

Aeroplani i madh transportues Antonov An-124 “Ruslan” ka ateruar sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u renditur ndër aeroplanët më të mëdhenj aktivë në botë.

Pamje nga mbërritja e tij janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Ky aeroplan është ndërtuar në Ukrainë nga kompania Antonov dhe është projektuar për transportin e ngarkesave të rënda dhe jashtë përmasave standarde.

“Ky është Antonov An-124 Ruslan, një aeroplan transporti shumë i madh, i ndërtuar në Ukrainë nga Antonov, i cili sot ateroi në Aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë”, ka shkruar Mavriqi në Facebook, duke shoqëruar postimin me fotografi.

Ky aeroplan përdoret për transportimin e pajisjeve të rënda si tanke, helikopterë, turbina dhe madje edhe lokomotiva, ngarkesa që aeroplanët e zakonshëm nuk mund t’i bartin.

Antonov An-124 “Ruslan” i përket kategorisë së aeroplanëve strategjikë të transportit të rëndë (heavy-lift). Disa nga karakteristikat kryesore përfshijnë:

  • Lloji: aeroplan transporti strategjik (cargo)
  • Prodhuesi: Antonov (Ukrainë)
  • Gjatësia: rreth 69 m
  • Hapja e krahëve: rreth 73 m
  • Lartësia: rreth 21 m
  • Kapaciteti maksimal i ngarkesës: deri në 150 ton
  • Motorët: 4 turbofan D-18T
  • Shpejtësia e lundrimit: rreth 800–850 km/h
  • Rrezja e fluturimit: 4,000–5,000 km me ngarkesë të plotë
  • Numri i rrotave: 24

Ndër veçoritë më të dallueshme janë hunda e hapshme me rampë për ngarkim, sistemi i vinçave të brendshëm dhe aftësia për të ulur pjesën e përparme për lehtësimin e procesit të ngarkimit. Këto e bëjnë të përshtatshëm për transportimin e pajisjeve industriale dhe mjeteve të rënda në distanca të gjata.


/Motilokal.com