Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar për integrimin e vegzës së re “Krime Mjedisore” në aplikacionin “Lajmëro Policinë”, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Sipas saj, kjo vegëz u mundëson qytetarëve që të raportojnë në kohë reale çdo dëmtim të mjedisit, duke lehtësuar punën e Policisë së Kosovës dhe duke rritur efikasitetin në identifikimin dhe ndëshkimin e ndotësve.
Pacolli theksoi se mbrojtja e mjedisit mbetet përgjegjësi e përbashkët, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që ta shkarkojnë aplikacionin dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e natyrës.
“Sepse, atdhe tjetër nuk kemi”, ka deklaruar ajo.
/Motilokal.com
