Magjia e pranverës në Bjeshkët e Gramës/ VIDEO

Magjia e pranverës në Bjeshkët e Gramës/ VIDEO

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi sot pamje mbresëlënëse nga Bjeshkët e Gramës, një nga destinacionet më të veçanta natyrore në veri të Shqipërisë, ku gjelbërimi, ajri i pastër dhe qetësia e maleve krijojnë një panoramë mahnitëse.

E njohur si një prej perlave të Dibrës, Grama tërheq vizitorë vendas e të huaj me liqenin alpin, burimet e kristalta dhe peizazhet e pafundme malore. Zona është e pasur me monumente natyrore dhe konsiderohet një ndër asetet më të bukura të turizmit malor në vend.

E shtrirë rreth 12 kilometra në verilindje të Peshkopi dhe në lartësi deri në 2400 metra mbi nivelin e detit, Grama është pjesë e Parkut Kombëtar Korab-Koritnik.

Rruga drejt bjeshkëve ofron pamje panoramike mbi fushën e Dibrës dhe qytetin e Peshkopisë, duke e kthyer këtë zonë në një nga destinacionet më tërheqëse për adhuruesit e natyrës dhe aventurës.


/Motilokal.com

Foto: Abdulla Diku