Të hënën, moti në Shqipëri do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme, të cilat herë pas here do të bëhen më të dendura, sidomos në zonat malore të lindjes. Gjatë mesditës dhe pasdites priten reshje të përkohshme shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të veriut, qendrës, si edhe në zonat malore të lindjes dhe jugut. Në lartësitë malore, reshjet mund të shoqërohen lokalisht edhe me shtrëngata të shkurtra.
Ditën e martë pritet mot pjesërisht me vranësira dhe reshje të lehta shiu në mëngjes, nga pasditja kryesisht me diell.
Moti të mërkurën parashihet i ndryshueshëm me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë ditës me reshje të herëpashershme shiu.

/Motilokal.com
