Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill-12 maj 2026, në Kosovë janë konfirmuar 14 raste me fruth.
Sipas të dhënave, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me pesë raste, pasuar nga Prishtina dhe Kaçaniku me nga tre raste, ndërsa nga një rast është raportuar në Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan.
Sipas njoftimit, të gjitha rastet e konfirmuara janë persona të pavaksinuar me vaksinën MMR vaccine dhe kanë kërkuar trajtim spitalor, çka sipas institutit tregon rrezikun e komplikimeve serioze që mund të shkaktojë sëmundja.
IKSHPK u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve dhe të kryejnë vaksinimin në qendrat e mjekësisë familjare, duke apeluar gjithashtu për kujdes ndaj personave me simptoma si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë dhe rrufë.
Sipas institutit, ekipet shëndetësore janë në mbikëqyrje aktive të situatës dhe po zbatohen masa në terren, përfshirë identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar, kontaktimin e familjeve dhe vaksinimin mobil në zonat me mbulueshmëri më të ulët.
IKSHPK rikujton se vaksinimi mbetet masa më efektive për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
/Motilokal.com
