Çfarë po paralajmëron ministrja e Mjedisit për Kosovën?

Çfarë po paralajmëron ministrja e Mjedisit për Kosovën?

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se institucioni që ajo drejton po përgatit një nismë të re për menaxhimin e mbeturinave në gjithë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli bëri të ditur se së shpejti do të lansohet “Pakoja e Madhe e Pastrimit”, një aksion që synon përfshirjen e komunave dhe institucioneve në pastrimin e hapësirave publike në mbarë Kosovën.

Ajo ka theksuar se pas angazhimeve në fusha të tjera të mjedisit, fokusi i radhës do të jetë trajtimi i mbeturinave dhe përmirësimi i pastërtisë në vend.

/Motilokal.com