Si parashikohet të jetë e enjtja në Shqipëri?

Si parashikohet të jetë e enjtja në Shqipëri?

Moti të enjten në Shqipëri do të karakterizohet nga periudha me diell dhe kalime vranësirash, të cilat në disa zona, sidomos në pjesën qendrore dhe jugore, do të jenë më të theksuara. Në orët e para të ditës priten reshje të dobëta shiu, kryesisht në këto rajone. Gjatë pjesës së mbetur të ditës, reshjet do të jenë sporadike dhe lokale, ndërsa në zonat malore lindore mund të ketë zhvillim të shtrëngatave të shkurtra.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14°C deri në 19°C.

/Motilokal.com