Mbi 100 të vdekur nga stuhia e fuqishme në Indi

Mbi 100 të vdekur nga stuhia e fuqishme në Indi

Të paktën 104 persona humbën jetën dhe mbi 50 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e stuhive të fuqishme që goditën veriun e India, duke shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme në banesa dhe infrastrukturë.

Sipas raportimeve, viktimat u regjistruan në rreth 12 distrikte, ndërsa më e prekura ishte zona përreth Prayagraj, një qytet i njohur për pelegrinazhin hindu.

Pamjet nga terreni tregojnë pemë të rrëzuara, tabela të mëdha reklamash të shkëputura dhe dëme të shumta si pasojë e erërave të forta që përfshinë rajonin.

Banorët e Prayagraj përshkruan momente frike, duke thënë se stuhia shpërtheu papritur dhe errësoi qiellin brenda pak minutash.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Qielli u bë i zi dhe era nisi të përplaste gjithçka përreth,” tha një banor i zonës.

Ai tregoi se çatitë u shkëputën nga era, ndërsa banorët kërkuan strehim me nxitim, teksa zhurma e pemëve që rrëzoheshin dëgjohej gjatë gjithë mbrëmjes.

/Motilokal.com