Stuhia ‘Dorian’ shkatërron Ishujt Bahamas, frikë në Florida

Stuhia ‘Dorian’ shkatërron Ishujt Bahamas, frikë në Florida

Stuhia më e fuqishme ka goditur Ishujt Karaibe të Bahamas, duke shkatërruar ndërtesa dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha, por fatkeqësisht i ka marrë jetën edhe një fëmijë vetëm 7 vjeç.

Uragani Dorian, goditi të dielën ishujt Bahamas tashmë si stuhia e kategorisë së rrezikshme 5, duke lënë pas dëme katrastrofike.

Ai pritet të sjellë atje deri në dy ditë reshje të dendura shiu, dallgë të larta dhe erëra të rrezikshme përpara se t’i drejtohet territorit të SHBA.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në Majemi tha se Dorian po sjell erëra me shpejtësi maksimale prej 260 km në orë dhe se stuhia është një kërcënim për jetën që mund të shkaktojë shkatërrime.

Pasi goditi ishujt e Bahamas, të hënën lëvizi drejt bregdetit amerikan, ku më shumë se një milion njerëz u urdhëruan të evakuohen.

Në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis e quajti shkatërrimin "të paparë".

Uragani me erëra që mbërritën shpejtësinë deri në 285 km/h, i dyti më i fuqishëm në Atlantik i regjistruar ndonjëherë, po lëviz ngadalë drejt perëndimit, duke ngjallur frikë në Florida, Xhorxhia e Karolinën e Veriut dhe atë të jugut. Duke e parë afrimin e stuhisë përbindësh banorët kanë nisur përgatitjet, për të siguruar ushqim dhe për t’u larguara nga vendet që mund të jenë në rrezik.

Ndërsa në një konferencë shtypi të hënën, guvernatori i Floridas, Ron DeSantis tha se stuhia ishte "pak më shumë se njëqind milje në lindje të West Palm Beach," Florida, që prej orës 4 të mëngjesit.

DeSantis u kërkoi banorëve të shtetit të tij që të zbatojnë urdhrat e evakuimit. "Dilni tani kur të keni kohë," tha ai.

Satelitet e Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës kapën disa imazhe të stuhisë herët në mëngjes.

Faqja e internetit Windy.com është duke ndjekur drejtpërdrejt rrugën që uragani po ndjek ndërsa po i afrohet bregdetit të Floridas.

Guvernatori i Karolinës së Jugut Henry McMaster urdhëroi që të evakuohen tetë vendet bregdetare në mesditën e së hënës.

Edhe Guvernatori i Xhorxhisë, Brian Kemp gjithashtu urdhëroi evakuimin për gjashtë vendet bregdetare.

NHC tha se uragani gjatë lëvizjes në drejtim të Floridas do të jetë i rrezikshëm deri të martën në mbrëmje. /Motilokal.com