Si parashikohet të jetë e shtuna në Shqipëri?

Si parashikohet të jetë e shtuna në Shqipëri?

Moti të shtunën në Shqipëri parashikohet ndryshueshëm, me periudha dielli të ndërprera nga vranësira mesatare. Gjatë orëve të para të ditës, sidomos deri në mëngjes, reshje të lehta shiu mund të shfaqen në zonat bregdetare dhe në ultësirën perëndimore. Më vonë, në mesditë dhe pasdite, këto reshje pritet të zhvendosen kryesisht drejt zonave malore, duke mbetur me intensitet të ulët.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11°C deri në 20°C.

/Motilokal.com