Durrësi goditet nga stuhia, pemët rrëzohen mbi automjete

Durrësi goditet nga stuhia, pemët rrëzohen mbi automjete

Durrësi sot është përfshirë nga moti i keq, me erë të fortë dhe reshje intensive që kanë shkaktuar probleme në disa zona të qytetit, duke vështirësuar qarkullimin.

Në zonën e Plepave, erërat e forta kanë rrëzuar disa pemë, të cilat kanë bllokuar një segment të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit, duke penguar lëvizjen e automjeteve.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse për largimin e pemëve dhe pastrimin e rrugës, ndërsa Policia e Shtetit po monitoron situatën për të garantuar sigurinë dhe për të shmangur rreziqet për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Kushtet e përkeqësuara atmosferike kanë sjellë vështirësi edhe në lëvizjen e qytetarëve, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të erës së fortë dhe rrezikut nga rrëzimi i objekteve apo pemëve.


/Motilokal.com