Si parashikohet të jetë fillimi i javës në Shqipëri?

Si parashikohet të jetë fillimi i javës në Shqipëri?

Moti të hënën në Shqipëri do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat më të theksuara pritet të paraqiten në zonat malore të veriut dhe lindjes, ku gjatë mesditës dhe pasdites mund të ketë reshje të dobëta dhe të izoluara shiu.

Të martën, vendi pritet të përfshihet nga mot kryesisht i vranët, me reshje shiu që do të paraqiten herë pas here gjatë ditës.

Ndërsa të mërkurën, moti do të përmirësohet gradualisht, duke sjellë kthjellime dhe vranësira të shpërndara në pjesë të ndryshme të territorit.

/Motilokal.com