Të martën, moti në Shqipëri do të jetë i paqëndrueshëm, me periudha me diell të ndërthurura me vranësira, të cilat në disa zona do të bëhen më të dendura gjatë ditës. Që në orët e para të mëngjesit, reshje të dobëta shiu priten kryesisht në pjesët juglindore. Më pas, nga mesdita deri në orët e pasdites, reshjet do të përfshijnë shumicën e territorit, ndërsa në disa vende mund të shfaqen edhe rrebeshe apo shtrëngata të shkurtra.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12°C deri në 19°C.
/Motilokal.com
