Afaristi Petrit Kllokoqi ka arritur një nga majat më të larta të botës, Mount Everest, duke valëvitur flamurin Kombëtar dhe të shtetit të Kosovës në kulmin e 8,848 metrave.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kllokoqi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë momentin e arritjes me mbishkrimin: “Lot gëzimi për vendin tem”.
Ai kishte folur më herët për përgatitjet e gjata dhe sfidat e ekspeditës, duke theksuar se kishte humbur peshë gjatë ngjitjes dhe se faza përfundimtare e quajtur “summit push” kishte qenë pjesa më e vështirë e rrugëtimit.
Ngjitja e Everestit konsiderohet një nga arritjet më të vështira në alpinizmin botëror dhe një sukses i rëndësishëm për çdo ekspeditë që vjen nga rajoni.
/Motilokal.com
