Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në Shqipëri, në ora 15:39 sipas kohës lokale.
Sipas të dhënave preliminare, epiqendra e tërmetit ishte 22 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 16 kilometra në verilindje të Lushnjës.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.
/Motilokal.com
