Moti të hënën në Shqipëri do të ndikohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata kthjellimesh dhe vranësira të herëpashershme, më të theksuara gjatë mesditës dhe pasdites në zonat malore. Në jug dhe lindje të vendit priten reshje të dobëta shiu, të izoluara dhe afatshkurtra, kryesisht pranë relieveve malore. Në mbrëmje reshjet do të pushojnë gradualisht në të gjithë vendin.
Ditën e martë pritet përmirësim i motit, me dominim të kthjellimeve dhe kalime të lehta vranësirash në disa zona.
Edhe dita e mërkurë do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare gjatë ditës.

/Motilokal.com
