Kompania “Pastrimi” paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike

Kompania “Pastrimi” paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka bërë të ditur se vazhdojnë rastet e hedhjes së mbeturinave në vende ku kjo gjë nuk lejohet.

Nga kjo kompani theksojnë se shumë raste tashmë janë evidentuar dhe janë dërguar në inspektoriat për trajtim të mëtejmë.

“Raste ka shumë, por ne nuk falim. Edhe këto raste të hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara i kemi dërguar në inspektoriat”, thuhet në njoftim.

KRM “Pastrimi” rikujton se qytetarët që hedhin mbeturina në hapësira publike mund të dënohen me gjobë prej 500 eurosh.

Komuna dhe kompania u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë ambientin dhe të respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave.


/Motilokal.com