Moti për ditën e festës së Kurban Bajramit në Kosovë parashihet të mbajë nxehtë dhe kryesisht me diell, përjashtuar viset malore ku mund të ketë zhvillim të vranësirave dhe reshje të lehta shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së premte do të luhatën nga 20 deri në 28 °C.
Në Shqipëri dita e mërkurë parashikohet me mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore. Temperaturat do të lëvizin nga 23 deri në 30 °C.
Ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me diell dhe ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Gjatë pasdites do të ketë kushte për paraqitje të izoluara të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër, stuhive dhe erërave të forta. Temperaturat gjatë kësaj dite do të luhatën nga 22 deri në 29 °C.
Mot kryesisht me diell dhe nxehtë parashihet të mbajë në Mal të Zi. Temperaturat ditën e mërkurë do të lëvizin nga 25 deri në 27 °C.
/Motilokal.com
Foto: Durim Osmani
