Nga reshjet e mëdha të shiut përmbyten Elbasani dhe Berati

Nga reshjet e mëdha të shiut përmbyten Elbasani dhe Berati

Pas temperaturave të larta dhe të nxehtit afrikan, java e parë e shtatorit në Shqipëri nisi me stuhi dhe reshje shiu. Stuhi dhe rrebesh shiu kanë goditur Elbasanin dhe Beratin, duke shkaktuar shumë probleme si bllokimin e rrugëve, mbylljen e bizneseve, pemët e këputura nga era dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Nga reshjet e mëdha të shiut janë bllokuar rrugët e qytetit për shkak të disa pusetave kulluese të cilat kanë shpërthyer nga prurjet e larta të shiut dhe amortizimit të tubacioneve.

Punonjësit e bashkisë dhe të ujësjellësit po punojnë në kanalizime për të zhbllokuar pusetat. /Motilokal.com