Java nis me kushte të qëndrueshme atmosferike. Të hënën moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, më të theksuara në pjesën e parë të ditës.
Kthjellimet dhe vranësirat do të alternohen gjatë së martës, ndërsa të mërkurën paraditja pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Nga pasditja e së mërkurës parashikohen reshje shiu.

/Motilokal.com
