Ja çfarë moti pritet të mbajë në fillim të javës në Kosovë

Ja çfarë moti pritet të mbajë në fillim të javës në Kosovë

Dita e hënë në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot pjesërisht i vranët me intervale me diell. Gjatë ditës mund të ketë reshje shiu, të shoqëruara herë pas here me bubullima, rrufe dhe breshër.

E marta parashihet të nisë me vranësira dhe reshje lokale shiu, ndërsa nga pasditja priten intervale më të gjata me diell dhe përmirësim gradual i motit.

Të mërkurën pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, të cilat herë pas here mund të shoqërohen me riga lokale shiu.

/Motilokal.com