Moti të hënë në Maqedoni parashikohet me diell e vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.
Ditën e martë pritet të mbajë në mëngjes mot me diell e vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Do të fryjë erë e fortë deri e fortë nga perëndimi, e cila herë pas here do të kalojë 60 km/orë në pjesët perëndimore.
Të mërkurën parashihet mot me diell e vranësira të lehta deri mesatare dhe kushte për shira të lehtë lokalë në zonat më të larta.

/Motilokal.com
