Ja çfarë moti pritet të mbajë të martën në Shqipëri

Ja çfarë moti pritet të mbajë të martën në Shqipëri

Moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të lehta deri mesatare që do të shfaqen herë pas here. Në zonat veriore dhe në relievet malore të lindjes, vranësirat do të shtohen përkohësisht gjatë mesditës, duke u bërë në disa momente edhe më të dendura.

Nga mesi i ditës deri në orët e pasdites, në veri priten reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët. Në zonat malore të kësaj treve, reshjet mund të marrin karakter shtrëngatash të izoluara.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23°C deri në 27°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com