Të martën në Kosovë pritet një mot i ndryshueshëm, me periudha kthjellimesh të shkurtra dhe vranësira që gradualisht bëhen më të theksuara gjatë ditës. Në pjesën e pasdites dhe mbrëmjes, shtohen kushtet për reshje shiu lokale, të cilat mund të shoqërohen me shkarkesa elektrike (rrufe). Në disa zona reshjet mund të shfaqen në formë më të fortë për intervale të shkurtra.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 17°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 23°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com


