Të mërkurën në Kosovë pritet mot kryesisht i ndryshueshëm, me kombinim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpërndara. Gjatë pjesës më të madhe të ditës do të ketë intervale me diell, por vranësirat nuk do të mungojnë dhe në disa zona ato mund të sjellin reshje të dobëta shiu, kryesisht lokale dhe të shkurtra.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 17°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 24°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com


