Tragjedi në Shëngjin: Dallgët përpijnë pesë shokë, dy humbin jetën dhe tre luftojnë për jetën

Tragjedi në Shëngjin: Dallgët përpijnë pesë shokë, dy humbin jetën dhe tre luftojnë për jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së mërkurës, rreth orës 16:30, në zonën bregdetare të Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Sipas informacioneve paraprake, pesë të rinj, shokë me njëri-tjetrin, kanë hyrë për t’u larë në det, por kushtet e pafavorshme atmosferike dhe dallgët e fuqishme kanë vështirësuar daljen e tyre në breg.

Për pasojë, dy prej të rinjve kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerët janë shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar. Viktimat dhe të lënduarit janë shtetas nga Kosova, të moshës nga 20 deri në 25 vjeç.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

/KlanTV/Motilokal.com