Ditën e enjte Shqipëria do të zgjohet nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të dominojnë gjatë orëve të paradites. Gjatë mesditës priten intervale me kthjellime, ndërsa në vijim të ditës moti do të përmirësohet gradualisht, duke sjellë më shumë diell dhe vetëm vranësira të pakta kalimtare.
Reshjet e shiut do të jenë të pranishme kryesisht gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit. Në zonat e ultësirës perëndimore priten herë pas here shtrëngata të shkurtra të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë më të dobëta. Gjatë orëve të ditës, reshje të izoluara mund të shfaqen në zonat malore, por me intensitet të ulët.
Nga pasditja e tutje reshjet do të tërhiqen gradualisht në të gjithë territorin, duke i lënë vend motit më të qëndrueshëm dhe kthjellimeve.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18°C deri në 22°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com


