Ksamil është përfshirë sot nga një fenomen i pazakontë atmosferik, ku mbi sipërfaqen e detit janë shfaqur vorbulla ajri të ngjashme me tornado të vogla detare. Ngjarja ka krijuar një pamje të rrallë natyrore, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve të shumtë në zonë.
Pamjet e këtij fenomeni janë regjistruar nga qytetarë dhe pushues që ndodheshin pranë plazheve të Ksamilit në momentin e shfaqjes së tij.
Sipas dëshmive, vorbullat e ajrit kanë qenë të dukshme për disa minuta mbi sipërfaqen e detit, duke ofruar një skenë mbresëlënëse dhe jo të zakonshme për këtë destinacion turistik.
/Motilokal.com
