Parashikimi/ Çfarë moti na pret në fillim të javës në Shqipëri

Parashikimi/ Çfarë moti na pret në fillim të javës në Shqipëri

Ditën e hënë vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare dhe herë pas here të dendura, veçanërisht në zonat malore të lindjes dhe jugut. Nga mesdita deri në orët e pasdites priten reshje të dobëta dhe të herëpashershme shiu në relievet kodrinore dhe malore, ndërsa në zonat malore lindore dhe në malësitë e jugut nuk përjashtohen shtrëngata afatshkurtra.

Moti të martën parashikohet i ngrohtë, me diell në pjesën më të madhe të territorit dhe vranësira të pakta kalimtare.

Të mërkurën temperaturat do të shënojnë rritje të mëtejshme, duke sjellë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Gjatë orëve të pasdites mund të ketë zhvillim vranësirash, të shoqëruara lokalisht me rrebeshe shiu dhe bubullima.

/Motilokal.com